Gjermani – Gazetari i Al-Jazeera lirohet pa akuza

Gazetari i Al-Jazeera-s, i cili u arrestua në Berlin dhe që më pas u lirua, ka përcjellë përshëndetjet dhe respektin për Presidentin Erdogan dhe Kryeministrin Davutoglu për interesimin që treguan gjatë kohës së arrestit.

315303
Gjermani – Gazetari i Al-Jazeera lirohet pa akuza

Korrespondenti i televizionit Al Jazeera Arabic, Ahmed Mansur, i cili u arrestua në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin dhe që më pas u lirua, ka përcjellë përshëndetjet dhe respektin për Presidentin turk, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Kryeministrin turk, Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu) të cilët janë interesuar gjatë kohës që ai qëndroi në burg.

Situatën ligjore që ka shkaktuar arrestimin dhe procesin pas arrestimit, Mansur i ka vlerësuar për gazetarin e agjencisë AA të lajmeve, ku tha se ai është liruar pa ndonjë akuzë.

Mansur ka theksuar se nga Prokuroria është lëshuar një deklaratë dhe se nuk ka asnjë provë që mund t'i atribuojë ndonjë krim të kryer dhe gjithashtu ka shtuar se arrestimi i tij kishte prapavijë politike.

"Ishte një arrestim nga autoritetet gjermane dhe policia federale të bërë me kërkesën e autoriteteve egjiptiane", ka sqaruar gazetari i Al Jazeera në arabisht, ndërsa ka nënvizuar se "qeveria e Sisit", e cila shpresonte burgosjen e time në Gjermani mori një humbje të rëndësishme dhe të madhe në Berlin”. ahmed mansour

- "Falënderoj Erdoganin dhe Davutollunë"-

Ai ka vënë në dukje se gjatë kohës që ka qëndruar i arrestuar në burg ka pasur vazhdimisht mbështetje nga Turqia dhe ka deklarua se: "Falënderoj Rexhep Tajip Erdoan, i cili është lideri i lirisë jo vetëm për popullin e tij, por për të gjithë popujt në botë. Ai ka qenë lideri i vetëm në botë që më ka mbështetur, kur unë ndodhesha në burg".

Mansur ka informuar se Kryeministri turk Ahmet Davutollu i ka telefonuar dy herë. "Davutollu i telefoni dje avokatit tim dhe mori informacione në lidhje me situatën. Edhe sot kishte marrë përsëri dhe kishte pyetur se kur do të më lironin. Dëshiroj ti përcjell përshëndetjet e mia dhe respektin Presidentit Rexhep Tajip Erdoan dhe Kryeministrit Ahmet Davutollu. Faleminderit Turqi, Faleminderit President i Turqisë, Faleminderit Kryeministër i Turqisë".

- "Luftoni për liritë"-

Mansur u shpreh se dëshiron të japë një mesazh nëpërmjet agjencisë së lajmeve AA dhe ka vazhduar më tej: "Për gjithë gazetarët në të mbarë botën dua të shpreh se ‘të insistoni në çështjet e lirive. Për të qenë i lirë duhet të jeni të guximshëm, luftoni, mos u zmbrapsni. Asnjë diktaturë nuk mund të jetojë përgjithmonë dhe asnjëri prej tyre nuk kthehet më pasi rrëzohen. Kjo është një shenjë e diktaturës’”.

- "Gjyqtarët gjermanë nuk e pranuan presionin"-

Mansur u shpreh se gjyqtarët në Gjermani janë të lirë dhe shtoi se: "Në asnjë mënyrë nuk pranuan presion dhe presionin e një regjimi politik jashtë Gjermanisë dhe vendosën lirimin e Ahmet Mansur".

Ai gjithashtu ka theksuar se në burg dhe në aeroport nuk është përballur me ndonjë keqtrajtim dhe se i janë ofruar të gjitha mundësitë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme