Departamenti amerikan i Mbrojtjes me 3.2 milionë punonjës

Sipas të dhënave më të reja statistikore punëdhënësi me më së shumti të punësuar është Departamenti amerikan i Mbrojtjes

Departamenti amerikan i Mbrojtjes me 3.2 milionë punonjës

Sipas të dhënave më të reja statistikore mbi numrin e të punësuarve në kompanitë dhe institucionet në botë, punëdhënësi me më së shumti të punësuar është Departamenti amerikan i Mbrojtjes, me 3.2 milion të punësuar në strukturat e veta.

Sipas Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike, i dyti në listën e punëdhënësve më të mëdhenj në botë është Ushtria Popullore kineze, me 2.3 milion e të punësuarve.

Lista vazhdon me zinxhir amerikan supermarketesh Walmart me 2.1 milionë të punësuar, McDonald's me 1.9 milion, Shërbimi Kombëtar Shëndetësor (NHS) i Britanisë me rreth 1.7 milionë dhe Korporata Kombëtare kineze e Naftës me 1.6 milionë punonjës.

Gjithashtu, në mesin e punëdhënësve më të mëdhenj ndodhen edhe Korporata Shtetërore e Telekomunikacionit të Kinës me 1.5 milionë punonjës, Hekurudhat indiane me 1,4 milionë, Forcat e Armatosura Indiane dhe prodhuesi elektronik kinez Foxconn me 1.2 milionë të punësuar.

Në listën e dhjetë punëdhënësve më të mëdhenj në botë, janë katër kinezë, tre amerikanë, dy indian dhe një britanik.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme