Putin i gatshëm për lehtësimin e dialogut mes palëve në Siri

Presidenti rus, Vladimir Putin u shpreh të premteni gatshëm për të lehtësuar dialogun mes presidentit sirian, Beshar Esad dhe opozitës lejuar nga Damasku me qëllim për t’u angazhuar për reformat dhe një ndryshim politik.

Putin i gatshëm për lehtësimin e dialogut mes palëve në Siri

“Ne jemi të gatshëm të nxisim presidentin Esad që të angazhohet në bisedime me opozitën në kuadër të reformave politike. Gjithçka është e realizueshme”, deklaroi presidenti rus me rastin e forumit ekonomik ndërkombëtar të Shën-Petersburgut.

“Ne jemi të gatshëm të punojmë me Esadin që të angazhohet në një proces të ndryshimit politik. Por kjo duhet të jetë çështje vetëm e popullit sirian”, shtoi ai.

Për më tepër, Vladimir Putin nënvizoi se do të vazhdonte të mbështeste Beshar Esadin dhe se i trembej një skenari libian apo irakian në rast se presidenti sirian do të duhet të lërë pushtetin.

“Ne mendojmë se ky është vendimi i duhur dhe është e vështirë të arrijmë diçka tjetër nga ana jonë”, deklaroi ai.

Vladimir Putin u kërkoi përveç të tjerave partnerëve evropianë dhe amerikanë (…) më shumë përpjekje për të luftuar të keqen absolute, që mendojmë të jetë fundamentalizmi dhe DAESH.

Sipas një OJQ-je konflikti në Siri ka shkaktuar më shumë se 230 000 të vdekur.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme