Marrëveshja për Rrjedhën Turke nënshkruhet në fund të qershorit

Rusia dhe BE nga 27 deri 29 qershor mund të kryejnë bisedimet për ndërtimin e infrastrukturës tokësore për gazsjellësin "Rrjedha Turke"

Marrëveshja për Rrjedhën Turke nënshkruhet në fund të qershorit

Ministri rus i Energjetikës, Alexander Novak ka deklaruar se marrëveshja për ndërtimin e tubacionit të gazit "Rrjedha Turke" mund të nënshkruhet deri në fund të qershorit.

"Kemi rënë dakord që marrëveshja ndërqeveritare do të mund të nënshkruhet deri në fund të qershorit", ka thënë Novak për mediat ruse.

Siç tha ai, Rusia dhe Bashkimi Evropian nga 27 deri 29 qershor mund të kryejnë bisedimet për ndërtimin e infrastrukturës tokësore për gazsjellësin "Rrjedha Turke", si dhe për dërgimin e gazit në Ukrainë. Ai vuri në dukje se disa kompani dhe bankat ruse mund të përfshihen në financimin e “Rrjedhës Turke” në Greqi.

"Projekti aktualisht është në fazën e përgatitjes, dhe madje që nesër pala ruse është e gatshme të marr pjesë në financimin e ndërtimit të infrastrukturës së nevojshme", ka thënë Novak.

Ai vuri në dukje se Turqia mund të marrë përsipër ndërtimin e tubacionit të gazit afër territorit në zonën e saj ekonomike.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme