Cameron: DAESH një rrezik i madh botëror

David Cameron ka pohuar se ideologjia e DAESH është djallëzore, por efektive në ditët e sotme

Cameron: DAESH një rrezik i madh botëror

Kryeministri britanik, David Cameron ka pohuar se ideologjia e DAESH është djallëzore, por efektive në ditët e sotme. Sipas tij, DAESH mund të duket sikur i përket mesjetës, por vlerëson se taktikat e kësaj organizate janë moderne.

Cameron në një fjalim të mbajtur në "Forumin e Sigurisë Globale" të zhvilluar në kryeqytetin e Sllovakisë në Bratislavë ka theksuar se DAESH është një nga rreziqet më të mëdha që bota po përballet.

Kryeministri britanik i cili ka vënë në dukje se persona të moshave të reja nga shumë vende të Evropës po udhëtojnë në Lindjen e Mesme për të marrë pjesë në DAESH, u shpreh se: "Vajzat dhe djemtë e rinj, duke mbështjellë në trupin e tyre me lëndë shpërthyese për të vrarë njerëzit e pafajshëm lënë prapa familjet dhe shtëpitë e tyre që janë plotë dashuri dhe udhëtojnë me mijëra kilometra. Ata shkojnë në vendet ku martesa është legjitime në moshën 9 vjeç dhe ku roli i grave është ti shërbejnë xhihadistëve".

David Cameron, duke vënë në dukje se disa persona mbyllin njërin sy ndaj disa mendimeve të DAESH dhe mbështesin atë, ka shtuar se: "Ideologjia e DAESH është djallëzore, por efektive në ditët e sotme. DAESH mund të duket sikur i përket mesjetës, por taktikat e DAESH janë moderne. Për shembull mendimet botërore të saj i shpërndan duke përdorur veçanërisht internetin".

Cameron gjithashtu tha se shkaku që DAESH është rrezik është se është ideologjike dhe kjo ideologji është "Ideologjia ekstremiste islamike".

Ai ka theksuar se radikalizimi fillon tek personi dhe duke zbritur në burimin e kësaj duhet të parandalohen shkaktarët e kësaj. Gjithashtu u shpreh se nuk duhet të fajësohen forcat e sigurisë dhe të policisë se nuk mundë të parandalonin personat që dëshironin të merrnin pjesë në DAESH.

Qytetarët britanikë që kanë udhëtuar për në Irak dhe Siri parashikohet se shumica e tyre kanë marrë pjesë në DAESH. Ndërsa policia britanike vitin e kaluar arrestoi mbi 200 persona të dyshuar për terrorizëm, ku shumica e tyre kishin lidhje me Sirinë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme