SHBA-Pasaniku Donald Trump vë kandidaturën për president

Donald Trump, një biznesmeni i njohur jo vetëm në Amerikë me pasuritë e patundshme, njoftoi se do të kandidonte për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

SHBA-Pasaniku Donald Trump vë kandidaturën për president

Trump, i cili prej vitesh ka kërkuar postin më të lartë të vendit, sfidoi sot 11 kandidatët e tjerë republikanë, të cilët po kërkojnë nominimin nga ana e partisë së tyre të qendrës së djathtë, duke deklaruar se politikanët nuk mund të zgjidhin problemet ekonomike të Amerikës.

“Ne kemi nevojë për dikë që të marrë në dorë emrin e SHBA-së dhe ta ngrejë atë sërish lart”, deklaroi Trump në ndërtesën ”Trump Towers” në Nju Jork.

“Kandidoj zyrtarisht për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që ne ta bëjmë sërish të madh vendin tonë”, tha solemnisht Trump.

Sipas revistës ”Forbes”, pasuria e Trumpit është 4,1 miliardë dollarë, por sot ky i fundit deklaroi se pasuria e tij i kalonte të nëntë miliardë dollarët.

Trump është kandidati i 12-të i republikanëve.

Dje, shpalli kandidaturn për president të SHBA-së edhe Jeb Bush, vëllai i ish-presidentit George W. Bush.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme