Rusia pajiset edhe me 40 raketa të reja

Rusia inventarit të saj bërthamor do ti shtoj edhe 40 raketa të reja ndërkontinentale dhe balistike

Rusia pajiset edhe me 40 raketa të reja

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pohuar se këtë vit në inventarin bërthamor të ushtrisë ruse do të shtohen 40 raketa të reja ndërkontinentale dhe balistike.

Putin në një fjalim në ceremoninë e hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Teknologjisë Ushtarake “Army 2015” të mbajtur në Moskë ka deklaruar se ashtu si edhe më parë do ti kushtojnë rëndësi të madhe zhvillimit të forcave ushtarake.

Putin në fjalimin e tij ka theksuar se: "Këtë vit në inventarin bërthamor do të marrin pjesë 40 raketa të reja balistike dhe ndërkontinentale të cilat mund të kapërcejnë të gjitha llojet e sistemeve të mbrojtjes ajrore".

Ai vënë në dukje se programi i rinovimit të armëve të përdorura nga ushtria po operon përshtatshëm sipas kalendarit, dhe ka theksuar se në vitin 2020 në ushtrinë ruse 70 përqind e armëve që do të përdoren do të jenë të gjeneratës së re.

Presidenti rus gjithashtu ka pohuar se në muajt e ardhshëm do të nisë testimi i një sistemi radari i cili do të kontrollojë "drejtimin strategjik perëndimor" dhe gjithashtu do të krijohet edhe një sistem i ngjashëm në drejtimin lindor.

Panairi "Army 2015" i cili ka filluar në Moskë do të vazhdojë deri në 19 qershor.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme