Ban Ki-moon bën thirrje për armëpushim në Jemen

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së kërkoi armëpushim humanitar në Jemen gjatë muajit të Ramazanit

Ban Ki-moon bën thirrje për armëpushim në Jemen

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, duke theksuar se me ardhjen e muajit të Ramazanit duhet të dërgohen ndihma humanitare ndaj jemenasve, ka bërë thirrje për një armëpushim të paktën për dy javë.

Ai në zyrën e OKB-së në Gjenevë është takuar veçmas me Delegacionin e Riadit dhe me përfaqësuesit e vendeve që mbështesin procesin e paqes në Jemen. Në një konferencë për shtyp pas takimeve ai tha se ka kryer një takim shumë konstruktiv me përfaqësuesit e qeverisë jemenase dhe më pas vendet që mbështesin procesin e paqes në Jemen kanë informuar ambasadorët në Jemen.

Ban Ki-moon i cili u shpreh se huthitë ende nuk kanë ardhur në Gjenevë tha se: "Qëllimi ynë këtë mëngjes ishte të zhvillonim një mbledhje të përbashkët, por për arsye të problemeve logjistike kjo nuk u arrit. Është e kënaqshme që pala tjetër është rrugës dhe në orët e ardhshme do të marrë pjesë në takime. Fatkeqësisht nuk do të mund të pres ardhjen tyre. Do të takohen me përfaqësuesin tim special të Jemenit".

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, i cili u shpreh se "sot ekzistenca e Jemenit është në rrezik, palët janë në konflikt me njëri- tjetrin dhe Jemeni po digjet", i ka bërë thirrje palëve që ti japin fund luftës dhe të fillojnë procesin e paqes.

Ai ka tërhequr vëmendjen se 80 përqind e popullsisë së Jemenit ka nevojë për ndihma dhe se nuk ka kohë për asnjë minutë për të humbur, ndërsa shtoi se: "Lufta në Jemen, forcon terroristët më të pamëshirshëm në botë. Rajoni nuk mund të përballojë hapjen e një plage të re të ngjashme me Sirinë dhe Libinë".

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ka tërhequr vëmendjen në rëndësinë e dërgimit të ndihmave ndaj qytetarëve të Jemenit me afrimin e muajit të Ramazanit dhe tha se: "Theksova se duhet të shpallet një armëpushim humanitar të paktën prej 2 javësh. Muaji i Ramazanit është një muaj ku njerëzit luten për paqe, harmoni dhe pajtim dhe gjithashtu edhe populli i Jemenit duhet të përjetojë paqen në muajin e Ramazanit".

Ndërsa ndaj një pyetjeje në lidhje me vendimin e Gjykata Penale Ndërkombëtare për arrestimin e Presidentit të Sudanit Omer el-BAshir ai i është përgjigjur se "kjo është një çështje që e kam marrë seriozisht. Vendimi i Gjykatës Penale Ndërkombëtare duhet të respektohet dhe të zbatohet".


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme