Netanyahu raportin e OKB-së e quan humbje kohe

Duke folur për ofensivën në Gaza kryeministri izraelit tha se "të vërtetën e saktë" e tregon raporti i MPB së Izraelit

Netanyahu raportin e OKB-së e quan humbje kohe

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu kritikoi raportin e ardhshëm të OKB-së në lidhje me ofensivën izraelite të vitit të kaluar në Rripin e Gazës, duke e quajtur atë "humbje kohe".

Duke folur për ofensivën në Gaza që zgjati gjatë gjithë verës së kaluar, kryeministri izraelit tha se "të vërtetën e saktë" e tregon raporti i papërfunduar i përpiluar nga "gjeneralët në pension të Perëndimit".

Në dokument, siç pretendohet, thuhet se Izraeli ka bërë gjithçka për të shmangur viktimat njerëzore dhe se fraksioni palestinez Hamas ka përdorur civilët si mburoja njerëzore.

"Ata që duan të dinë të vërtetën duhet të lexojë raportin tonë. Kush dëshiron akuza të pabaza kundër Izraelit, le të shpenzojë kohën e tij duke lexuar raportin e OKB-së. Nga ana jonë, ne do të vazhdojmë të mbrojmë trupat tona dhe ata do të vazhdojnë për të na mbrojtur ne", tha Netanyahu.

Gjatë ofensivës izraelite në Gaza vitin e kaluar u vranë më shumë se 2 200 palestinezë, kryesisht civilë, ndërsa në anën e Izraelit humbën jetën 73 ushtarë.

Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së në ditët e ardhshme do të publikojë raportin e saj rreth kësaj ofensivë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme