De Mistura do të vizitoj Sirinë

Përfaqësuesi Special i OKB-së për Sirinë, Steffan de Mistura do të vizitojë Damaskun me ftesë të regjimit sirian

De Mistura do të vizitoj Sirinë

Përfaqësuesi Special për Sirinë i Kombeve të Bashkuara, Steffan de Mistura në kuadër të takimeve për krizën siriane me ftesë të regjimit do të kryejë një vizitë në Damask.

Në një deklaratë të bërë nga zyra e OKB-së në Gjenevë theksohet se Mistura ka dhënë përgjigje pozitive ndaj ftesës së bërë nga regjimi i Sirisë dhe se do shkoj në Damask për takime.

Në deklaratën theksohet se: "Mistura, në kuadër të bisedimeve për krizën në Siri të cilat vazhdojnë në Gjenevë do të marrë në konsideratë edhe pikëpamjet e zyrtarëve të lartë sirianë". Gjithashtu vihet në dukje se Mistura për zbatimin në të gjitha aspektet e Deklaratës së Gjenevës do të paraqesë edhe një raport ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban-Ki-mun.

Në deklaratë gjithashtu theksohet se Mistura gjatë takimeve në Damask do të diskutojë çështjet si mbrojtja e civilëve, mos pajtueshmërinë e sulmeve me bomba fuçi, situata njerëzore dhe rritjen e qasjes në zonat nën rrethim.

Mistura muajin e kaluar me ftesë të opozitarëve sirianë ka qenë i pranishëm në Stamboll.

Bëhet e ditur se bisedimet për Sirinë, të cila kanë nisur më 5 maj në Gjenevë dhe që ishin parashikuar të përfundonin në qershor, do të zgjaten deri në muajin korrik.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme