Hapet Kanali i ri i Suezit

Autoriteti i Kanalit të Suezit në një dalje publike ka njoftuar se kanali i ri me gjatësi 72 km do të hapet më 6 gusht të këtij viti.

Hapet Kanali i ri i Suezit

Me 20 milionë tonë rërë të gërmuar dhe me 80 për qind të volumit të punës të realizuar, Autoriteti i Kanalit të Suezit paraqiti të shtunën në një konferencë shtypi në Ismailia, para 200 gazetarëve egjiptianë dhe të huaj, ceremoninë përuruese të këtij kanal prej 72 kilometrash, që do të hapet më 6 gusht.

”Ky kanal do të ketë rëndësi të madhe jo vetëm për Egjiptin, por për të gjithë transportin botëror”, deklaroi presidenti i këtij autoriteti, admirali Mohab Mamish.

Mamish shtoi se kanali u ndërtua për 12 muaj, ai do të dyfishojë transportin e anijeve dhe se këmbimi i mallrave do të jetë nga 5,3 miliardë dollarë sot në 13,2 miliardë në vitin 2023.

”Për herë të parë do të shohim anije që kryqëzohen nga veriu në jug”, theksoi Mamish.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme