Manovrat e përbashkëta ushtarake Rusi-Egjipt

Që pas ardhjen në pushtet të, Abdel Fattah al-Sissi, Rusia dhe Egjipti, po afrohen me njëra tjetrën dhe kjo duket edhe nga manovrat e përbashkëta ushtarake në detin e Mesdheut.

Manovrat e përbashkëta ushtarake Rusi-Egjipt

“Sot në mëngjes, anijet e marinës ruse dhe egiptiane kanë lënë portin Alexandria”, deklaroi për agjencitë ruse të lajmeve kapiteni, Viatcheslav Troukhatchev, zëdhënës i flotës ruse në Detin e Zi.

“Gjatë ditëve të ardhshme, anijet e dy flotave do të kryejnë manovra për mbrojtjen antiajrore, kërkimore dhe për shpëtimin e një anijeje në vështirësi dhe për kërkimin e anijeve të dyshimta”, theksoi ai.

Këto manovra detare, të quajtura ”Ura e Miqësisë 2015”, janë manovrat e para të përbashkëta mes Rusisë dhe Egjiptit.

Që prej ardhjes në pushtet të Abdel Fattah al-Sissi në muajin maj 2014, Rusia dhe Egjipti kanë riforcuar bashkëpunimin e tyre në fushën ushtarako-teknike.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme