G-7: Greqisë po i skadon afati

Greqia, Rusia dhe ndryshimet klimaterike në qendër të Samitit që u zhvillua në Gjermani.

G-7: Greqisë po i skadon afati

Gjermania mirëpriti Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadanë, Anglinë, Francën, Italinë dhe Japoninë.

Liderët e vendeve G-7 u takuan në samitin në Malin e Lartë Zugspitze të Gjermanisë, për të trajtuar në detaje shumë çështje, ndër të cilat edhe gjendja ekonomike e Greqisë.

Liderët e 7 vendeve ishin të të njëjtit mendim përsa i përket pranimit të paketës së reformave ekonomike nga ana e Greqisë në mënyrë që të jetë marrëveshja e “ndihmës financiare në shkëmbim të reformës” ë luan një rol kritik për Athinën.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, pas samitit, Greqisë i dha mesazhin “po skadon afati”.

Një tjetër temë e shqyrtuar në Samit ishte edhe embargoja ndaj Rusisë.

Vendet e G-7 ishin të të njëjtit mendimi përsa i përket vazhdimit të embargos madje nëse do të jetë e nevojshme edhe përforcimit të saj deri sa të zbatohet në mënyrë të plotë armëpushimi në lindje të Ukrainës.

Në qendër të samitit ishte lufta kundër ndryshimeve klimaterike të cilat kërcënojnë rruzullin global.

Në samit u bë thirrja që se reduktohet përdorimi i karburanteve fosile dhe u vu objektiva që ti jepet fund përdorimit të tyre deri në fund të shekullit të 21-të.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme