Alarm për bombë, evakuohet Zyra për Shtyp e Shtëpisë së Bardhë

Zyra për Shtyp e Shtëpisë së Bardhë u evakua të martën gjatë një konference shtypi dhe gazetarët u dërguan në një ndërtesë qeveritare pranë saj.

Alarm për bombë, evakuohet Zyra për Shtyp e Shtëpisë së Bardhë

Një alarm për bombë brenda Shtëpisë së Bardhë ka bërë që i gjithë stafi të evakuohet. Shkaku ishte një telefonatë anonime.

Sipas mediave amerikane, bëhet fjalë për një pako të dyshimtë në Zyrën për Shtyp të Shtëpisë së Bardhë.

Gjatë alarmit, në Shtëpinë e Bardhë ishte dhe Presidenti amerikan, Barack Obama.

Policia ushtroi kontrolle për rastin në fjalë, duke hetuar së bashku me qen të trajnuar për zbulimin e këtyre rasteve, por kërcënimi rezultoi i rremë.

Nuk është e qartë nëse evakuimi ka ndodhur në të gjithë Shtëpinë e Bardhë.

Gazetarët u dërguan në ndërtesën "Eisenhower", ku punon pjesa më e madhe e stafit të Shtëpisë së Bardhë.

Ndërkohë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest dhe stafi i Zyrës për Shtyp shkuan në zyrat e tyre.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme