Ukrainë - Zjarr në depozitë nafte pranë Kievit, disa të vdekur

Disa zjarrfikës kanë humbur jetën pas një zjarri të madh në një depozitë nafte pranë Kievit, duke detyruar Ministrinë e Brendshme të vendosë ekipet e shpëtimit në gjendje alarmi, njoftoi sot ministri ukrainas i Brendshëm, Arsen Avakov.

Ukrainë - Zjarr në depozitë nafte pranë Kievit, disa të vdekur

“Një depozitë nafte shpërtheu pranë Vasilkivit, 30 kilometra në jugperëndim të Kievit. Disa forca të zjarrfikëseve kanë humbur jetën. Forcat e shpëtimit janë mobilizuar, Garda Kombëtare është vendosur në gjendje alarmi”, shkruan Avakov në rrjetin social "Twitter".

Disa shpërthime janë ndjerë sot në mëngjes, ndërsa flakët e zjarrit dhe tymi i zi kanë përfshirë një zonë të gjerë rreth depozitës së naftës, sipas imazheve të televizioni ukrainas "112".

“Një shpërthim i fortë është ndjerë rreth orës lokale 08:00 dhe disa cisterna janë përfshirë nga flakët”, theksoi shefi i Shërbimit për Situatat Emergjente në Ukrainë, Mykola Chechetkin, për televizionin “Canal 5”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme