Obama: Më tepër fleksibilitet në bisedimet për borxhin grek

Të dyja palët në çështjen e negociatave për borxhin grek duhet të tregojnë fleksibilitet të mjaftueshëm, që kriza ekonomike e vendit të zgjidhet, deklaroi të hënën Presidenti amerikan, Barack Obama, në përfundim të samitit të G7-s.

Obama: Më tepër fleksibilitet në bisedimet për borxhin grek

“Jo vetëm partnerët e G7-ës, por edhe FMN-ja dhe institucionet e tjera duhet të kenë një ndjenjë solidariteti drejt rrugës për zgjidhjen e situatës”, deklaroi Obama lidhur me parashikimet për këtë çështje.

“Çdokush nga ne kërkon që çështja e borxhit grek të zgjidhet dhe po punojmë shumë që ajo të përfundojë”, theksoi numri 1 i Shtëpisë së Bardhë.

G7-a përmbledh shtetet më të industrializuara, Gjermaninë, Kanadanë, SHBA-të, Francën, Italinë, Britaninë e Madhe dhe Japoninë.


G7-a, e ashpër me Rusinë dhe e bashkuar kundër terrorizmit http://ow.ly/O1aPv

Posted by Trt Albanian on 8 Haziran 2015 Pazartesi

Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme