I dërguari amerikan për Sirinë emërohen ambasador në Tunizi

Presidenti amerikan, Barack Obama, emëroi sot të dërguarin e SHBA-ve për Sirinë, Daniel Rubinstein, si ambasadorin e ardhshëm në Tunizi, shenjë e rëndësisë strategjike në rritje e këtij vendi afrikanoverior.

I dërguari amerikan për Sirinë emërohen ambasador në Tunizi

"Rubinstein, diplomat në karrierë, do të lërë postin menjëherë pasi administrata e SHBA-ve do të emërojë një pasaardhës. Ai e mban këtë funksion që prej marsit të vitit 2014", theksoi Shtëpia e Bardhë në një komunikatë.

Ky njoftim u bë një muaj pas një vizite të Presidentit tunizian, Beji Caid es-Sebsi në Uashington dhe samitit të drejtuesve të shtatë ekonomive të para botërore (G7) në Gjermani.

Es-sebsi është Presidenti i parë i zgjehdur në mënyrë demokratike në Tunizi që prej pavarësisë së vendit 60 vjet më parë.

Ky vend ka qenë epiqendra e Pranverës Arabe në 2011-s dhe i vetmi që ka dalë nga kjo periudhë në mënyrë demokratike dhe relativisht të qëndrueshme.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme