Siri – 23 të vdekur në sulmet ajrore të ushtrisë

Në sulmet ajrore që ushtria e regjimit sirian ka realizuar në një fshat të qytetit të Humusit kanë gjetur vdekjen 23 vetë.

Siri – 23 të vdekur në sulmet ajrore të ushtrisë

Në një deklaratë të lëshuar nga “Qendra Mediatike e Humusit” thuhet se helikopterë të ushtrisë kanë kryer sulme me “bomba fuçi” kundër vendbanimeve në fshatin Zafaran, që kontrollohet nga opozitarët sirianë.

Njoftohet se në mesin e viktimave ka edhe gra dhe fëmijë.

Dhjetëra të plagosur në këto operacione janë transportuar në spitalet përreth.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme