Egjipt – Anulohet vendimi për shpalljen "terrorist" të Hamasit

Gjykata e Apelit në Egjipt ka anuluar një vendim të mëparshëm të Gjykatës së Çështjeve Urgjente, e cila e kishte shpallur Hamasin si terrorist.

294518
Egjipt – Anulohet vendimi për shpalljen "terrorist" të Hamasit

Në shkurt të këtij viti, Gjykata e Çështjeve Urgjente të Egjiptit kishte shpallur “organizatë terroriste” Brigadat Izz ad-Din al-Qassam, krahu ushtarak i Lëvizjes së Rezistencës Islamike në Palestinë, që gjerësisht njihet me emrin Hamas.

Kurse Gjykata e Apelit e anuloi këtë vendim, duke nënvizuar se Hamasi nuk është një organizatë terroriste.

“Një vendim i tillë nuk është në kompetencat dhe juridiksionin e Gjykatës së Çështjeve Urgjente”, thuhet në motivacionin e Gjykatës së Apelit të Egjiptit.

Hamasi nga ana e tij e cilësoi vendimin në fjalë si një zhvillim pozitiv.

Autoritetet e Kajros akuzojnë Hamasin në lidhje me sulmet, që organizohen në rajonin e Sinait me armët e trafikuara nga rezistenca palestineze nëpërmjet tuneleve të Gazës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme