Armëpushimi në Ukrainë shumë i brishtë shqetëson NATO-n

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se dhuna e ditëve të fundit në lindje të Ukrainës ka treguar se armëpushimi është shumë i brishtë, dhe nënvizoi përgjegjësinë në mënyrë të veçantë të Rusisë.

Armëpushimi në Ukrainë shumë i brishtë shqetëson NATO-n

Gjatë një vizite zyrtare në Norvegji, e para në vendlindjen e tij që prej marrjes së funksionit në krye të Aleancë Atlantike, Stoltenberg konfirmoi gjithashtu se Rusia ishte më agresive, por që nuk përbënte për momentin një kërcënim të menjëhershëm për vendet e NATO-s.

“Ajo që kemi parë këto 24 orët e fundit në Ukrainë është një paralajmërim që tregon se armëpushimi është i shumë i brishtë, që do të vazhdojë të ketë shkelje dhe që është shumë e rëndësishme për të mbështetur të gjitha përpjekjet, të gjitha iniciativat që armëpushimi të respektohet”, theksoi ai në një konferencë shtypi.

Edhe pse armëpushimi ka hyrë zyrtarisht në fuqi që prej 15 shkurtit në kuadër të marrëveshjeve të Minskut, përplasjet kanë shkaktuar 26 të vdekur, pjesa më e madhe separatistë, që prej të mërkurës në lindje të Ukrainës, sipas autoriteteve ukrainase dhe rebelëve.

Autoritetet ukrainase dhe perëndimorët akuzojnë Rusinë, që aneksoi në fillim të vitit 2014, gadishullin e Krimesë, për armatosjen e rebelëve në lindje të Ukrainës dhe për vendosjen e trupave, gjë që Moska e përgënjeshtron.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme