Parisi mirëpret konferencën e luftës kundër DAESH

Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius, njoftoi se koalicioni ndërkombëtarë do të "vazhdojë me vendosmëri" luftën kundër kësaj organizate terroriste

Parisi mirëpret konferencën e luftës kundër DAESH

Pas takimit të grupit të vogël të ministrave të Jashtëm të vendeve të koalicionit ndërkombëtarë në luftën kundër DAESH ku mori pjesë edhe Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, kryediplomati francez Laurent Fabius mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin irakian, Hajdar el-Ibadi dhe zëvendës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony John Blinken.

Ministri francez theksoi se koalicioni ndërkombëtarë në 9 muajt e fundit ka shënuar përparime kundër DAESH dhe ka bërë që organizata terroriste të bëjë hap prapa.

Fabius i cili ka pohuar se lufta e ndërmarrë kundër DAESH do të jetë një "përpjekje e gjatë", tërhoqi vëmendjen se organizata në dy shtete ndjek një strategji duke ndryshuar vazhdimisht. Fabius tha se "Lufta kundër DAESH e koalicionit ndërkombëtarë do të vazhdojë me vendosmëri".

Kryediplomati francez ka vënë në dukje se takimi është mbajtur për të shqyrtuar politikat e koalicionit ndërkombëtarë pas rritjes së sulmeve të DAESH në Irak dhe Siri në kohët e fundit. Ai ka theksuar se në pikëpamjen politike dhe ushtarake koalicioni ndërkombëtarë nuk ka ndryshuar mbështetjen e dhënë ndaj qeverisë së Irakut dhe se kjo mbështetje do të vazhdojë me vendosmëri.

Ai u shpreh se Franca ndaj Sirisë nuk ka ndonjë ndryshim në qëndrimet e saj, ndërsa theksoi se nuk ka dyshim se procesin e tranzicionit politik në Siri ata e konsiderojnë të nevojshëm që të plotësojë kuadrin e frymës së Deklaratës së Gjenevës.

Fabius ka theksuar më tej se i japin rëndësi çështjes që qeveria e Irakut të jetë në një qasje ku të përfshijë të gjitha grupet në vend.

Ministri francez më tej tha se në takim kanë diskutuar edhe çështjen për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike në Irak dhe Siri të cilat po sulmohen nga organizata terroriste DAESH, ndërsa shtoi se në këtë çështje Sekretarja e Përgjithshme e UNESCO-s, Irina Bokova ka kryer një prezantim. Në mes tjerash Fabius pohoi se kanë diskutuar edhe çështjen për mbrojtjen nga DAESH të pakicave fetare në dy vendet.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme