Rusia i propozon Greqisë bashkëprodhimin e "Kalashnikov"-it

Sipas website-t onalert.gr, Rusia i ka propozuar zyrtarisht Ministrisë greke të Mbrojtjes bashkëprodhimin e pushkëve automatike AK-47 (Kalashnikov) në Greqi.

Rusia i propozon Greqisë bashkëprodhimin e "Kalashnikov"-it

Propozimi, për të cilin Moska pret përgjigje zyrtare deri në fund të gushtit, u bë verbalisht gjatë vizitës së fundit të ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kammenos në Rusi.

”Sidoqoftë, një marrëveshje e tillë do të ketë disa pengesa”, shkruan onalert.gr.

Pengesa e parë është fakti që Greqia është anëtare e NATO-s dhe aleate e SHBA-së dhe do të ishte e vështirë që edhe aleance edhe Uashingtoni të pranonin një bashkëpunim të tillë Athinë-Moskë.

Pengesa e dytë është fati që prodhimi i Kalashnikovëve mund të nënkuptonte që ushtria greke të zëvendësonte automatikët G3 (nga gjermanët e ”Heckler & Koch”) që ka aktualisht në dispozicion, çka nuk do t’i pëlqente Berlinit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme