Lideri turk i Qipros shkon në Nju-Jork me ftesë të Ban Ki-munit

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Mustafa Akinxhi në 4 qershor do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun.

Lideri turk i Qipros shkon në Nju-Jork me ftesë të Ban Ki-munit

Ka bërë jehonë progresi i shënuar në bisedimet që vazhdojnë në Qipro.

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Mustafa Akinxhi në 4 qershor do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun.

Progresi që kanë shënuar brenda një kohe të shkurtër liderët e ishullit në negociatat e rifilluara pas një ndërprerjeje të gjatë është pritur me tone pozitive edhe nga bashkësia ndërkombëtare.

Edhe Kombet e Bashkuara nuk kanë qëndruar duarkryq përballë këtyre përparimeve pozitive.

Pas rifillimit të bisedimeve Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-mun e ka kërkuar në telefon Presidentin Mustafa Akinxhi (Mustafa Akıncı) dhe i ka përcjellë dëshirën për të zhvilluar një takim kokë më kokë.

Sekretari i Përgjithshëm Ban, Presidentin Akinxhi e ftoi në Nju-Jork pas deklaratës që erdhi në takimin e dytë të liderëve të ishullit për 5 masa që kanë të bëjnë me ndërtimin e klimës së besimit në ishull.
Në 2 qershor Akinxhi do të shkojë në Nju-Jork dhe më 4 qershor do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së.

Në këtë takim lideri turk i Qipros, Mustafa Akinxhi do ta informojë Sekretarin e Përgjithshëm mbi procesin e bisedimeve në ishull.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme