Ushtria irakiane bllokon të gjitha daljet nga Ramadi

Forcat e ushtrisë irakiane bashkë me pjesëtarët e milicisë Hashed al Shabi kanë bllokuar të gjitha daljet nga Ramadi

Ushtria irakiane bllokon të gjitha daljet nga Ramadi

Në kuadër të operacionit për rimarrjen nën kontroll të qytetit të Ramadit nga DAESH forcat e ushtrisë irakiane bashkë me pjesëtarët e milicisë Hashed al Shabi kanë bllokuar të gjitha daljet nga ky qytet.

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Irakut thuhet se ushtria së bashku me pjesëtarët e milicisë Hashed al Shabi po përparojnë drejt Anbarit dhe se të gjitha rrugët e Ramadit janë të bllokuara.

"Në këtë mënyrë, është parandaluar ikja e militantëve të DAESH”, thuhet në deklaratë.

Krahas kësaj, ushtria irakiane ka kryer një aksion të suksesshëm kundër DAASH-it pranë qytetit Tikrit duke shkatërruar disa automjete të kësaj organizate terroriste. Ushtria gjithashtu ka thyer rezistencën e kësaj organizate në rrethimin e digës Nazim et-Taksim në perëndim të Bagdadit, i cili furnizon me ujë rajonin ndërmjet krahinave Anbar dhe Salahaddin.

Autoritetet thanë se në zonën përreth digës janë vrarë 18 terroristë, janë shkatërruar pesë automjete dhe u çaktivizuan rreth 80 mina. Ndërkohë ushtria ka konfiskuar një sasi të madhe municioni.

Qyteti i Ramadit në provincën më të madhe irakiane të Anbar për rreth dy javë ndodhet nën pushtimin e DAESH-it. Për të rimarrë kontrollin e qytetin, ushtria irakiane dhe milicia Hashed al Shabi kanë nisur një operacion të gjerë ushtarak më 26 maj të këtij viti.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme