Rusia ndalon hyrjen e 89 zyrtarëve të BE-së

Autoritete ruse kanë konfirmuar vendosjen në "listën e zezë" të 89 zyrtarëve të lartë evropianë

Rusia ndalon hyrjen e 89 zyrtarëve të BE-së

Autoritete ruse kanë konfirmuar vendosjen në "listën e zezë" të 89 zyrtarëve të lartë evropianë, duke vendosur ndalimin e hyrjes në vend.

Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Jashtme të Rusisë i cili ka folur për agjencinë zyrtare të lajmeve në vend TASS tha se: "Nuk duam të bëjmë komente mbi emrat e zyrtarëve të lartë të njoftuar në shtyp, por konfirmojmë se i kemi transmetuar një listë të tillë partnerëve evropianë".

Burimi i cili ka vlerësuar më tej kërkesën e vendeve evropiane të cilat kanë kërkuar një shpjegim nga Rusia në lidhje me "listën e zezë", konfirmon se: "Kjo listë është krijuar si përgjigje ndaj politikave të sanksioneve të zbatuara kundër Rusisë nga disa vende të Evropës të kryesuara nga Gjermania".

Në listën që Ministria e Jashtme ruse ia ka paraqitur përfaqësuesit të Moskës në BE ndodhen 89 emra. Mes emrave të vendosur në "listën e zezë" ndodhen 20 anëtarë aktivë të Parlamentit Evropian, 10 ish-anëtarë, zyrtarë të lartë të shërbimeve inteligjente Britanike, Zyrtarë të lartë ushtarakë të Britanisë, Polonisë dhe të Estonisë si dhe Zv.Presidenti i kompanisë "Transgaz" të Rumanisë.

Theksohet gjithashtu se në listë janë vendosur emrat e 18 personave nga Polonia, nga Britania 9, Suedia dhe Estonia 8, Gjermania dhe Lituania 7 emra.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme