SHBA heqin Kubën nga lista e shteteve mbështetëse të terrorizmit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hequr të premten Kubën nga lista e zezë e shteteve, që mbështesin terrorizmin, në kuadër të afrimit historik mes dy vendeve pas më shumë se një gjysmë shekulli ftohjeje.

SHBA heqin Kubën nga lista e shteteve mbështetëse të terrorizmit

Ky vendim, i njoftuar nga Departamenti amerikan i Shtetit, ishte pritur që kur Presidenti Barack Obama e mbështeti në mes të muajit prill dhe që Havana e kishte vendosur si kusht paraprak për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Uashingtonin.

"Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, shfuqizoi përcaktimin e Kubës si një sponsorizuese e terrorizmit në fund të përiudhës së njoftimit të Kongresit prej 45 ditësh, që nisi më 14 prill, kur Obama njoftoi për herë të parë synimin e tij për të hequr Kubën nga kjo listë", njoftoi në një komunikatë zëdhënësi i diplomacisë së SHBA-ve, Jeffrey Rathke.

Kuba bënte pjesë në listën e vendeve mbështetëse të terrorizmit që prej vitit 1982, përkrah Sirisë, Sudanit dhe Iranit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme