Liderët e Qipros arrijnë marrëveshje në 5 pika

Në negociatat që zbatohen për zgjidhjen e qëndrueshme në Qipro, liderët kanë arritur një fazë të rëndësishme.

Liderët e Qipros arrijnë marrëveshje në 5 pika

Në takim u arrit marrëveshja në temën e ndërtimit të 5 masave të sigurisë.

Në kuadër të kalendarit të negociatave, Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Mustafa Akinci dhe lideri greko-qipriot, Nikos Anastasiadis, zhvilluan një takim që zgjati 4 orë.

Këshilltari i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Qipron, Espen Barth Eide, pas takimit deklaroi se pati progres në negociata.
Edhe Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Mustafa Akinci tha se hodhën hapa të reja me një shpirt konstruktiv.

“Ne vendosëm të zhvillohet iniciativa për hapjen e portave Lefke Apliç dhe Derinya që kërkohet nga masa të gjera të shoqërive të dyja palëve”.

Akinci tha se do të fillojnë punime për bashkimin e rrjeteve elektrike të dy palëve, për tejkalimin e problemeve të linjave telefonike si dhe për zgjidhjen e problemit të interferencës në valët e radios.
Ai tha gjithashtu se është bërë një thirrje edhe në lidhje me personat e humbur në Ishull.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme