Amos: Situata në Siri po përkeqësohet çdo ditë e më shumë

Situata në të gjithë Sirinë, në të gjitha aspektet është, jashtëzakonisht e rëndë dhe në përkeqësim nga dita në ditë", ka thënë Koordinatorja në largim e OKB-së për Situatat Emergjente dhe të Ndihmave në fjalën e mbajtur në Këshillin e Sigurimit.

Amos: Situata në Siri po përkeqësohet çdo ditë e më shumë

Koordinatorja në largim e Situatave Emergjente dhe të Ndihmave të OKB-së, Valerie Amos të enjten në konferencë e saj përfundimtare në Këshillin e Sigurimit, ka paraqitur shqetësimet e saj për gjendjen e mjerueshme të brutalitetit të luftës civile në Siri.

"Për më shumë se katër vjet, ne kemi parë se si Siria është zhytur në thellësitë më të mëdha të dëshpërimit, duke tejkaluar edhe pritjet e vëzhgueseve më pesimistë. Situata në të gjithë vendin, në të gjitha aspektet është, jashtëzakonisht e rëndë dhe në përkeqësim nga dita në ditë", tha ajo.

OKB-ja deklaron se më shumë se 220,000 persona janë vrarë në Siri që nga fillimi i dhunës në mars 2011, por ka gjasa që ky numër të jetë shumë më i madh.

Rreth 12.2 milion persona kanë nevojë për ndihmë humanitare në të gjithë vendin, si dhe më shumë se 4.8 milionë ndodhen të bllokuar në zona të vështira për t'u arritur, sipas OKB-së.

"Në javët e fundit, ne kemi parë gjithnjë e shumë akte të tmerrshme. Burra të pafajshëm, gra dhe fëmijë të vrarë, të gjymtuar, të zhvendosur, që u janë nënshtruar një fushate të egër që asnjë njeri nuk mund të durojë", tha Amos.

Ajo në veçanti përmendi bombardimet ajrore të tregut në Darkoush, në pjesën rurale të Idlib në verilindje të Sirisë, në fund të prillit, ku u vranë rreth 50 persona dhe mbi 100 civilë të tjerë u plagosën.

Zyrtarja e lartë humanitar e OKB-së, e cila do t'ia dorëzojë postin politikanit britanik, Stephen O'Brien, u bëri thirrje gjithashtu vendeve të Këshillit të Sigurimit që të lënë mënjanë dallimet politike dhe të gjejnë një zgjidhje për problemet e "vështira" të Sirisë.

"Bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët dhe për të siguruar llogaridhënie më të madhe për shkeljet e të drejtës humanitare ndërkombëtare", përfundoi Amos.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme