Teherani akuzohet për bashkëpunim me Korenë e Veriut

Regjimi iranian vazhdon të bashkëpunojë me Phenianin për çështjen bërthamore dhe raketat balistike

Teherani akuzohet për bashkëpunim me Korenë e Veriut

Opozita iraniane në mërgim akuzoi sot Teheranin për fillimin e një bashkëpunimi të gjerë me Korenë e Veriut në fushën e armatimit bërthamor duke siguruar se Irani nuk kishte aspak ndërmend të hiqte dorë nga posedimi i bombës atomike.

“Regjimi iranian vazhdon të bashkëpunojë me Phenianin për çështjen bërthamore dhe raketat balistike”, siguron Këshilli Kombëtar i Rezistencës Iraniane (CNRI) në një raport që mbështetet në burime të ndryshme të marra nga regjimi.

Sipas këtij raporti, një delegacion ekspertësh bërthamorë koreanoveriorë ka qenë në Teheran, në fund të prillit, në një zonë që i përket Ministrisë iraniane të Mbrojtjes.

”Ky është delegacioni i tretë koreanoverior bërthamor dhe balistik që viziton Iranin gjatë këtij viti”, konfirmon opozita. Ajo shton se edhe delegacione iraniane shkojnë rregullisht në Phenian.

CNRI-ja, me qendër në Francë, është një koalicion politik i grupeve opozitare iraniane, ku më i njohuri është ”Muxhahedinët e popullit” (MEK), organizatë e konsideruar terroriste nga BE-ja që nga viti 2008 dhe nga SHBA-ja që nga viti 2012.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme