Ushtria irakiane filloi operacionin për rimarrjen e Ramadit

Ushtria irakiane njoftoi se ka nisur një operacion në shkallë të gjerë për çlirimin e qytetit Ramadi nga organizata terroriste DAESH

Ushtria irakiane filloi operacionin për rimarrjen e Ramadit

Ushtria irakiane njoftoi se ka nisur një operacion në shkallë të gjerë për çlirimin e qytetit Ramadi nga organizata terroriste DAESH.

Në një deklaratë me shkrim nga Komanda e Operacioneve të Përbashkëta thuhet se: "Trupat ushtarake, me mbështetjen e milicëve të komuniteteve popullore dhe grupeve të armatosura fisnore kanë nisur një operacion për rimarrjen e qytetit Ramadi nga DAESH".

Trupat të cilët po përparojnë në qytet nga lindja, perëndimi dhe jugu kanë ndërprerë rrugët e ndihmës për organizatën dhe duke shënuar përparime përreth rajonit të Ramadit trupat ushtarake kanë marrë nën kontroll disa rajone. Theksohet gjithashtu se qyteti është rrethuar dhe se militantët e organizatës nuk iu ka mbetur rrugë-kalimi tjetër përveç drejtimit në veri dhe verilindje.

Gjithashtu theksohet se janë në vazhdim operacionet e nisura ditën e djeshme për të shpëtuar rajonin BejxhiTikritit ku ndodhet rafineria më e madhe e naftës në vend.

Kryeministri irakian, Haydar el-Ibadi më parë kishte deklaruar se do të rimarrin kontrollin e Ramadit i cili është nën kontrollin e DAESH, por ka gjithashtu ka thënë se kanë nevojë për më shumë mbështetje nga partnerët e koalicionit ndërkombëtarë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme