Indi – Mbi 1.100 të vdekur nga temperaturat e larta

Vala e të nxehtit, që ka përfshirë që prej me shumë se një jave Indinë, ka shkaktuar 1.100 të vdekur, theksuan sot autoritetet.

Indi – Mbi 1.100 të vdekur nga temperaturat e larta

Jugu i vendit është më i prekuri dhe një numër i madh viktimash numërohen në radhët e punëtorëve të ndërtimit, të pastrehëve dhe personave të moshuar.

Në Nju-Delhi, sipas parashikimeve, temperaturat do të vazhdojnë të qëndrojnë rreth 45 gradë celsius edhe javën e ardhshme, duke vështirësuar akoma më shumë jetën e mijëra personave, që janë të detyruar të jetojnë jashtë.

“Temperaturat maksimale nuk do të kenë ndonjë ulje të ndjeshme, por një përmirësim pritet duke nisur nga 2 qershori me mbërritjen e parakohshme të shirave”, theksoi Brahma Prakash Yadav, nga departamenti indian meteorologjik.

Spitalet janë në gatishmëri për trajtimin e viktimave të vapës së skajshme, ndërsa autoritetet i këshillojnë njerëzit të shmangin sa më shumë të munden daljet nga shtëpitë. Paralajmërime për të nxehtin ekstrem janë bërë në disa shtete, ku termometri parashikohet t’i kalojë 45 gradë celsius.

Me qindra vetë, kryesisht nga shtresat e varfra të shoqërisë, ndërrojnë jetë çdo vit në mbarë Indinë gjatë kulmit të sezonit veror, ndërsa të tjerë vuajnë ndërprerjet e energjisë elektrike për shkak të mbingarkesës së rrjetit.


Indi – Rreth 800 të vdekur në dy javë nga temperaturat e larta http://ow.ly/NqYuk

Posted by Trt Albanian on 26 Mayıs 2015 Salı

Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme