"Forbes": Angela Merkel, sërish gruaja më e fuqishme në botë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, mbetet për të pestin vit radhazi gruaja më e fuqishme në botë, përpara Hillary Clinton, kandidate për në Shtëpinë e Bardhë, si dhe filantropes Melinda Gates, sipas revistës “Forbes”.

"Forbes": Angela Merkel, sërish gruaja më e fuqishme në botë

Presidentja e Bankës Qendrore amerikane, Janet Yellen, kaloi nga vendi i dytë në të katërtin, e ndjekur nga Mary Barra, presidente e bordit ekzekutiv të “General Motors”.

Francezja Christine Lagarde, shefe e FMN-së, kaloi në vendin e gjashtë dhe Presidentja braziliane, Dilma Rousseff, në të shtatin.

Është hera e dhjetë që Merkel ndodhet në këtë listë dhe e pesta radhazi që zgjidhet gruaja më e fuqishme në botë.

“Ajo mori në dhjetorin e 2014-ës mandatin e tretë prej katër vitesh të ekonomisë më dinamike të Evropës, luftoi recesionin kombëtar gjatë krizës ekonomike botërore dhe është në qendër të përpjekjeve për të ndihmuar Greqinë për rigjallërimin ekonomik të saj”, shkruan revista.

Sakaq, Hillary Clinton, e gjashta vitin e kaluar dhe e dyta në 2015-n, piketohet si gruaja që do të rrëzojë Angela Merkel nga froni i më të fuqishmes në botë.

E vetmja turke në listën e revistës “Forbes” për “100 gratë më të fuqishme në botë” është Guler Sabanci, e cila ka rënë në vendin e 70-të nga i 60-i në vitin 2014.

Më poshtë paraqitet lista e 10 grave më të fuqishme në botë:

1- Kancelarja gjermane, Angela Merkel
2- Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton
3- Bashkëkryetarja e Fondacionit “Bill & Melinda Gates”, Melinda Gates
4- Presidentja e FED-it, Janet Yellen
5- CEO-ja e “General Motors”, Mary Barra
6- Shefja e FMN-së, Christine Lagarde
7- Presidentja braziliane, Dilma Rousseff
8- Drejtoresha Operative e “Facebook”, Sheryl Sandberg
9- Kreu i “Youtube”, Susan Wojcicki
10- Zonja e Parë e SHBA-ve, Michelle Obama


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme