Kinë – Zjarr në një azil për të moshuar, të paktën 38 të vdekur

Të paktën 38 persona kanë humbur jetën dhe 6 të tjerë janë plagosur nga zjarri, që përfshiu një azil për të moshuar në provincën qendrore Henan të Kinës.

Kinë – Zjarr në një azil për të moshuar, të paktën 38 të vdekur

Zjarri ka përfshirë këtë azil privat në Pingdingshan, qytet në provincën Henan. Rreth 130 persona ndodheshin aty kur u njoftua shpërthimi i zjarrit në mjediset e ndërtesës”, sipas televizionit shtetëror të Kinës, CCTV.

Dy prej të plagosurve u dërguan në spital në gjendje kritike, sipas zyrës rajonale të sigurisë.

Një dëshmitar okular deklaroi për mediat kineze se shkaktar i zjarrit në azilin për të moshuar dyshohet të jetë një defekt elektrik.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme