Kinë – Shirat e rrëmbyeshme shkaktojnë 35 të vdekur

Të paktën 35 persona kanë humbur jetën dhe 13 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas rrëshqitjeve të tokës dhe përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në jug dhe në pjesën qendrore të Kinës, njoftoi agjencia zyrtare kineze e lajmeve Hsinhua.

Kinë – Shirat e rrëmbyeshme shkaktojnë 35 të vdekur

Shirat e rrëmbyeshëm, më të rëndat që prej 40 viteve, kanë prekur të paktën gjatë provinca, sipas medias zyrtare dhe qeverisë kineze.

Sipas qendrës kombëtare meteorologjike, një përmirësim i kohës është parashikuar gjatë ditës, gjë që ju mundëson forcave të shpëtimit për të shkuar në zonat e prekura.

Rajoni malor i Guizhusë ka qenë një prej më të prekurve që prej të premtes me 11 të vdekur dhe tetë zhdukur, sipas një bilanci të ministrisë së Çështjeve Civile.

”Në rajonin Fujian (juglindje), pesë persona kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e tokës dhe katër të tjerë nga përmbytjet si pasojë e shirave të vazhdueshëm. Dy persona të tjerë rezultojnë të zhdukur”, sipas ministrisë.

Në Jianxi (juglindje), pesë persona janë vrarë nga shembja e ndërtesave.

Në korrik të vitit 2014, një rrëshqitje toke kishte shkaktuar 14 të vdekur në dy fshatra të Yunnanit (juglindje).


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme