Protestë në Amerikë dhe Austri kundër dënimit të Mursit

Në New York të SHBA-së është mbajtur një protestë kundër dënimit me vdekje të dhënë ndaj Muhammed Mursit, presidenti i cili u zgjodh me votë e popullit në Egjipt dhe rrëzua me grusht shteti.

Protestë në Amerikë dhe Austri kundër dënimit të Mursit

Një pjesë e protestuesve të cilët e kanë cilësuar si "dënim me vdekje të një kombi" vendimin e dhënë ndaj Mursit dhe për dhjetëra të tjerë kundërshtarë të grushtit të shtetit, kanë veshur në protestë veshjen e kuqe që mbajnë të dënuarit me vdekje në Egjipt.

Në këtë protestë e cila është mbështetur edhe nga komuniteti turk janë hedhur slogane si "Liri për Mursin", "Duam Demokraci", " Sisi Vrasës".

Ndërkaq edhe në protestën në Austri, Kryetari i Federatës Islamike, Muhammed Turhan, tha se dënimi me vdekje ndaj Mursit ka lënduar thellë tërë botën islame.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme