Tragjedi në Azerbajxhan- 18 të vdekur nga zjarri në një ndërtesë

Nga zjarri që përfshiu ndërtesën 16 katëshe në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, të paktën 18 persona humbën jetën dhe 63 të tjerë u plagosën.

Tragjedi në Azerbajxhan- 18 të vdekur nga zjarri në një ndërtesë

Zjarri në lagjen Binegedi shpërtheu në fasadën e jashtme të ndërtesës, dhe pastaj për shkak të erës së fortë u përhap shpejt në të gjithë ndërtesën. Në vendin e incidentit mbërritën 30 ambulanca, shumë ekipe zjarrfikëse dhe një helikopter zjarrfikës.

Këtë pjesë të qytetit e vizitoi edhe ministri i Brendshëm i Azerbajxhanit, Ramil Usubov dhe kryeprokurori, Zakir Garalov. Prokurori Garalov ka dhënë informacionet e para rreth numrit të viktimave.

Ekipet e zjarrfikëse arritën që pjesën më të madhe të zjarrit ta vënë nën kontroll dhe të evakuojnë një pjesë të madhe të banorëve.

Ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme