Poroshenko: Ukraina, në luftë të vërtetë me Rusinë

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, konfirmoi në një intervistë të publikuar sot se vendi i tij ishte angazhuar në një luftë të vërtetë me Rusinë, duke shtuar se priste një ofensivë tjetër në të ardhmen.

Poroshenko: Ukraina, në luftë të vërtetë me Rusinë

“Nuk është një luftë kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia, kjo është një luftë e vërtetë me Rusinë”, theksoi ai në një intervistë për rrjetin britanik të transmetimeve, "BBC".

“Fakti që ne kemi kapur (…) ushtarë të forcave speciale ruse është një provë solide”, shtoi Presidenti ukrainas.

Ukrainasit, evropianët dhe amerikanët nuk reshtin së denoncuari praninë e forcave ruse, që iu kanë shkuar në ndihmë separtistëve prorusë në lindje të Ukrainës, gjë që Moska e përgënjeshtron.

Pavarësisht pranisë së shumë gazetarëve dhe vëzhguesve të pavarur, asnjë provë përfundimtare nuk është mundur të jepet për sa i përket shtrirjes dhe qendrueshmërisë së vendosjes ruse.

“Mendoj se ata po përgatiten për një ofensivë dhe se ne duhet të jemi të gatshëm dhe të mos u japim asnjë mundësi për të rifilluar provokimet. Kjo do të jetë tërësisht përgjegjësia jonë”, shtoi Poroshenko.

Presidenti ukrainas theksoi gjithashtu se nuk kishte besim të homologu rus, Vladimir Putin, por nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse t’i japë një mundësi diplomacisë. Ai shtoi se territoret nën kontrollin rebel në lindje të vendit mund të merren vetëm nëpërmjet rrugëve ushtarake.

“Dyshoj se lirimi i territoreve të mia mund të bëhet me mjete ushtarake” nënvizoi ai.

Konflikti i armatosur, që ka vënë përballë ushtrinë e Ukrainës me rebelët prorusë, ka shkaktuar më shumë se 6.200 të vdekur që prej muajit prill 2014. Një armëpushim tjetër u arrit në muajin shkurt në Minsk falë ndërmejtësimit franko-gjerman dhe në praninë e Presidentit rus, Vladimir Putin, por incidentet e përgjakshme ka qenë pothuajse të përditshme.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme