SHBA kërkon progres konkret për konfliktin në Ukrainë

Zëvendëssekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland kërkoi të martën një progres konkret në aplikimin e planit të paqes për Ukrainën, ku një konflikt i armatosur ka përballur Kievin me separatistët prorusë.

SHBA kërkon progres konkret për konfliktin në Ukrainë

Palët përgjegjëse për zbatimin e armëpushimit në Ukrainë duhet të fillojnë realisht me aplikimin për sa i përket sigurisë, si dhe aspektit ekonomik, politik dhe humanitar të marrëveshjes për paqe Minsk-2, deklaroi për gazetarët Nuland, gjatë një vizite në Moskë.

“Ne kemi folur për masa konkrete”, theksoi ajo në përfundim të një takimi me zyrtarët e lartë të diplomacisë ruse, që u përqendruan kryesisht mbi Ukrainën.

Nga ana e tij, një zëvendësministër rus i Punëve të Jashtme, Grigori Karassine, i cili u takua me Nuland për krizën ukrainase, kërkoi fillimin e një dialogu real mes Kievit dhe separatistëve prorusë me qëllim për të zgjidhur përfundimisht konfliktin.

“Një marrëveshje u arrit për vazhdimin e kontakteve ruso-amerikane për çështjen e Ukrainës”, theksoi ministria ruse e Punëve të Jashtme në një komunikatë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme