Rifillimi i negociatave në Qipro bën jehonë ndërkombëtare

Rifillimi i negociatave në Qipro, pas një ndërprerjeje të gjatë, ngjalli jehonë të madhe edhe në shoqërinë ndërkombëtare.

Rifillimi i negociatave në Qipro bën jehonë ndërkombëtare

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, i telefonoi Presidentit të Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Mustafa Akinci, të cilin e ftoi në Nju-Jork për bisedime kokë më kokë.

Liderët e dy komuniteteve në ishull u takuan për herë të parë pas 7 muajsh dhe takimi ngjalli sërish shpresat për zgjidhjen e problemit qipriot.

Optimizmi për arritjen e zgjidhjes së qëndrueshme nuk mbizotëron vetëm në Qipro, por edhe në bashkësinë ndërkombëtare.

Kreu i OKB-së, Ban Ki-Moon, i telefonoi Presidentit të Republikës Turke të Qipros së Veriut, Mustafa Akinci dhe i rikonfirmoi atij mbështetjen e organizatës për përpjekjet në drejtim të zgjidhjes së qëndrueshme.

Pasi tha se ndihet i lumtur për konsensusin e arritur ndërmjet dy liderëve të ishullit mbi një sërë masash për ndërtimin e besimit, Ban Ki-Moon vijoi me këto fjalë: “Duke shfrytëzuar sa më mirë këtë shans unik, që të dy ju mund të ndërtoni një të ardhme të bukur për ishullin dhe komunitetet tuaja. Nëse e vlerësoni siç duhet këtë shans, atëherë do t’i tregoni të gjithë botës se nëpërmjet negociatave, vullnetit politik, vizionit dhe lidershipit mund të sheshohen madje dhe mosmarrëveshjet, që zgjasin prej dhjetëra vitesh.”

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së i përcolli Presidentit Akinci edhe dëshirën e tij për t’u takuar kokë më kokë në Nju-Jork, sa më parë të jetë e mundur.

Data e takimit Ban-Akinci do të përcaktohet sipas programit të punës së të dyja palëve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme