Terroristët e DAESH-it kalojnë në Evropë me emigrantët ilegal

”Xhihadistët po planifikojnë sulme në Evropë”, theksoi Haroun këshillëtari i qeverisë libiane

278162
Terroristët e DAESH-it kalojnë në Evropë me emigrantët ilegal

Terroristët e DAESH-it po mbërrijnë në Evropë edhe në anijet që kalojnë Mesdheun dhe që në bordin e tyre kanë emigrantë ilegalë, deklaroi një këshilltar i qeverisë libiane.

Sipas këshilltarit, Abdul Basit Haroun, i cili ka folur me skafistët në zonat e Afrikës Veriore që kontrollohet nga DAESH-i, skafistët i fshehin militantët mes emigrantëve ilegalë.

”Xhihadistët po planifikojnë sulme në Evropë”, theksoi Haroun, ndërsa shtoi se ”DAESH-i u premton skafistëve shuma të mëdha parash”.

”DAESH-i i përdor anijet pasi policia evropiane nuk është në gjendje të dallojë një militant të grupimit islamik nga emigrantët normalë klandestinë. Për këtë jam i sigurt”, thotë Haroun.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme