Osama Mursi: Vendimi i gjykatës i pavlefshëm për ne

"Verdikti i gjykatës është i pavlefshëm dhe nuk i kushtoj vëmendje", deklaroi djali i ish-Presidentit egjiptian Muahammed Mursi

Osama Mursi: Vendimi i gjykatës i pavlefshëm për ne

Djali i presidentit të rrëzuar egjiptian, Muhammed Mursi ka kritikuar vendimin gjykatës që u mor të shtunën që parashikon dërgimin e vendimit për dënimin me vdekje të Mursit tek Myftiu i Madh i Egjiptit, autoritetit suprem fetar në vend.

Gjykata duke iu drejtuar Myftiut të Madh i Egjiptit, kërkon që të merret në konsideratë një dënim i mundshëm me vdekje kundër ish-presidentit egjiptian Muhammed Mursi, me pretendimin se ka lidhje me arratisjen masive që ndodhi gjatë protestave të organizuara në vitin 2011 kundër paraardhësit të tij, Husni Mubarak.

"Verdikti i gjykatës është i pavlefshëm dhe nuk i kushtoj vëmendje", deklaroi në një bisedë telefonike, Osama Mursi, djali i ish-presidentit Muhammed Mursi.

"Ai mbetet i palëkundur në qëndrimet e tij dhe do të vazhdojë të mbrojë vullnetin e popullit”- shprehet ndër të tjera Osama Mursi. Familja e ish-presidentit Mursi nuk ka marrë pjesë në seancën gjyqësore të së shtunës, duke pretenduar se "refuzojnë legjitimitetin e gjykimit."

Gjykata egjiptiane ka kryer procedimet kundër Mursit dhe dhjetëra personave të tjerë të cilët ishin akuzuar për pjesëmarrje në arratisjen masive në trazirat në janar të 2011.

Muhammed Mursi është presidenti i parë egjiptian i zgjedhur në mënyrë demokratike, i cili u rrëzua në një grusht ushtarak më 3 korrik, 2013, pas protestave masive.

Mursi me një vendim të mëparshëm të gjykatës është dënuar me 20 vjet burg nën akuzat për lidhje me vrasjen e protestuesve në afërsi të Pallatit Presidencial në Kajro, në fund të vitit 2012.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme