BND kishte rolin kyç në kapjen e Bin Ladenit

Pretendohet se Shërbimi Federal Informativ i Gjermanisë (BND) ka ndihmuar në eliminimin e liderit të organizatës terroriste Al Kaeda

BND kishte rolin kyç në kapjen e Bin Ladenit

Pretendohet se Shërbimi Federal Informativ i Gjermanisë (BND) ka ndihmuar në eliminimin e liderit të organizatës terroriste Al Kaeda, Osama bin Laden.

Sipas lajmit të gazetës “Bild am Sonntag”, pohohet se BND i ka transmetuar informacione të rëndësishme shërbimeve sekrete amerikane në lidhje me liderin e Al Kaedës, Osama bin Laden.

Në lajm u pohua gjithashtu se informacionet e siguruara nga BND kanë patur një rol të veçantë në operacionin për kapjen e Bin Laden.

Më tej është theksuar se një person i shërbimeve informative të Pakistanit i ka transmetuar informacione BND-së në lidhje me vendndodhjen e Osama Bin Laden-it.

Osama bin Laden, në vitin 2011 u vra nga ushtarët amerikanë në rajonin Abbotabad të Pakistanit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme