Njësitë speciale amerikane vrasin një lider të DAESH

Shtëpia e Bardhë njoftoi sot se Forcat speciale amerikane në lindje të Sirisë vranë një përgjegjës të lartë të organizatës terroriste DAESH.

277401
Njësitë speciale amerikane vrasin një lider të DAESH

“Nën drejtimin e presidentit (Barack Obama), forcat amerikane me bazë në Irak zhvilluan një operacion në al-Amar, në lindje të Sirisë, për të kapur përgjegjësin e lartë të DAESH-it, Abou Sayyaf dhe bashkëshorten e tij”, shpjegoi zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC), Bernadette Meehan.

“Gjatë këtij operacioni, Abou Sayyaf mbeti i vrarë nga një shkëmbim zjarri me forcat amerikane”, shtoi ajo, duke theksuar se ky operacion mundësoi gjithashtu lirimin e një vajze jezide që mbahej si skllave nga çifti”.

Në komunikatën për shtyp, NSC-ja shtoi se “bashkëshortja e Abou Sayyaf është kapur dhe mbahet e burgosur në një burg amerikan në Irak”.
Përgjegjësi i ISIS-it, sipas Pentagonit, ka ndihmuar drejtpërdrejt në operacionet ushtarake dhe në trafikimin e naftës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme