Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Senatori John McCain do të jetë këshilltari i Poroshenkos

Siç bën të ditur presidenca ukrainase Petro Poroshenko në postet e këshilltarëve ka emëruar disa figura politike të huaja, duke përfshirë këtu edhe senatorin amerikan, John McCain.

Senatori John McCain do të jetë këshilltari i Poroshenkos

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko emëroi disa figura politike të huaja, duke përfshirë këtu edhe senatorin amerikan, John McCain dhe ish-kryeministrin suedez, Carl Bildt, në postet e këshilltarëve, theksoi të enjten një zyrtar i administratës presidenciale. poroshenko

Autoritetet ukrainase kanë vendosur të formojnë një bord këshillues ndërkombëtar që do të ngarkohet t’i ndihmojë për të ndërmarrë reforma në vend, shkatërruar nga më shumë se një vit konflikt i armatosur në lindjen separatiste.

Në një dekret të publikuar dje, presidenti emëroi anëtarët që do të jenë pjesë e këtij bordi duke përfshirë edhe senatorin republikan, John McCain, i cili ka qenë aktiv në fushatën e vendit të tij për livrimin e armëve në Ukrainë, Carl Bildt dhe ish-presidenti pro-perëndimor i Gjeorgjisë, Mikheïl Saakachvili.

“Këta persona kanë një eksperiencë të madhe për sa i përket zbatimit të reformave”, konfirmoi Dmitro Chimkiv, zëvendësshef i administratës presidenciale.

Duke reaguar për këtë njoftim, McCain u shpreh i nderuar duke shtuar se duhet të verifikonte nëse statusi si senator amerikan i lejonte të kryente një funksion të tillë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme