Lituania, Letonia dhe Estonia, pro pranisë së forcave të NATO-s

Komandantët e forcave të armatosura të tre vendeve baltike, i kanë dërguar një deklaratë të përbashkët Komandantit Suprem të NATO-s për Evropën, gjeneralit, Philip Breedlove.

Lituania, Letonia dhe Estonia, pro pranisë së forcave të NATO-s

Lituania, Letonia dhe Estonia, për shkak të aneksimit të Krimesë nga Rusia, zhvillimeve në lindje të Ukrainës dhe garantimit të sigurisë në rajon, njoftuan se janë pro për praninë e përhershme të forcave të NATO-s në trojet e tyre.

Sipas raporteve në mediat lituaneze, komandantët e forcave të armatosura të tre vendeve, i dërguan një deklaratë të përbashkët Komandantit Suprem të NATO-s i Fuqive Aleate të Evropës, gjeneralit, Philip Breedlove.

Në deklaratë theksohet se Rusia krijon rrezik në rajon dhe për këtë arsye është e nevojshme krijimin e forcave parandaluese në rajon. Vendet Baltike kanë vendosur se janë pro që 2-3 mijë ushtarë të jenë të pranishëm në trojet e tyre.

Në muajin prill, ministrat e Jashtëm të Lituaninë, Letonisë dhe të Estonisë duke u takuar në Talin patën theksuar se ka nevojë për praninë e trupave të NATO-s si masë parandaluese për luftën hibride.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme