PE kërkon dorëheqjen e Gruevskit për zgjidhjen e krizës

Alexander Graf Lambsdorff Nënkryetari i Parlamentit Evropian, i ka kërkuar kryeministrit Nikolla Gruevski që të japë dorëheqjen, theksoi agjencia maqedonase e lajmeve INA.

PE kërkon dorëheqjen e Gruevskit për zgjidhjen e krizës

”Ai në një deklaratë zyrtare ka kërkuar që Gruevski të japë dorëheqjen me qëllim që t’i hapë rrugën zgjidhjes së krizës”, konfirmoi INA.

”Shpërthimi i dhunës në Maqedoni përbën një situatë shumë shqetësuese. Kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski duhet të japë menjëherë dorëheqjen për t’i hapur rrugën uljes së tensioneve etnike, që sërish janë rindezur, por edhe zgjedhjeve të reja që duhet të zhvillohen të lira dhe demokratike. Pa një veprim të shpejtë, rajoni do të ndodhet sërish në prag të një lufte qytetarë. Një situatë e tillë, duke pasur parasysh Marrëveshjen e Ohrit, asnjëherë nuk duhej të kishte ndodhur”, theksoi nënkryetari i PE-së, Lambsdorff.

Parlamenti Evropian ka qenë një prej faktorëve kyç të BE-së që është përfshirë në zgjidhjen e krizës në Maqedoni dhe nxitjen e negociatave mes dy partive më të mëdha maqedonase në Bruksel, por që kanë rezultuar të dështuara, edhe përkundër ndërmjetësimit të eurodeputetëve Ivo Vajgl, Richard Hovit dhe Eduard Kukan.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme