Holande dhe Yatsenyuk theksuan rëndësinë e zbatimit të armëpushi

Presidenti francez, Francois Hollande dhe Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk u takuan në Royal Palace Elysee në Paris

Holande dhe Yatsenyuk theksuan rëndësinë e zbatimit të armëpushi

Presidenti francez, Francois Hollande dhe Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk në Royal Palace Elysee në Paris, diskutuan situatën në lindje të Ukrainës dhe rëndësinë e implementimit të paketës së masave të cilat u miratuan nga udhëheqësit e disa vendeve më 12 shkurt të këtij viti.

Në një deklaratë me shkrim pas takimit, presidenti francez shprehu shqetësimin për shkeljen e armëpushimit në rajon. Gjithashtu në deklaratë, shtohet se është e nevojshme që të futen katër grupe punuese që do të merren me politikë, ekonomi, ndihma humanitare dhe çështjet e sigurisë, me qëllim të përparimit dhe të vendosjes së paqes në lindje të Ukrainës.

Franca ka shprehur mbështetjen e saj ndaj Ukrainës në zbatimin e reformave.

Si rezultat i takimit të liderëve të Gjermanisë, Francës, Ukrainës dhe Rusisë në Minsk, kryeqytetin e Bjellorusisë, më 12 shkurt, janë miratuar një sërë masash për krijimin e armëpushimit në lindje të Ukrainës. Megjithatë, më 15 shkurt, ka pasur shkelje të armëpushimit, ndërsa trazirat dhe përleshjet ende vazhdojnë.

Për prishje të armëpushimit, palët akuzojnë njëra-tjetrën.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme