Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Negociatat e Qipros do të rifillojnë në 15 maj

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Mustafa Akinci dhe Udhëheqësi greko-qipriot, Nikos Anastasiadis morën vendim për të filluar bisedimet pa humbur kohë.

Negociatat e Qipros do të rifillojnë në 15 maj

Negociatat në Qipro do të rifillojnë ditën e premte.

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Mustafa Akinci dhe Udhëheqësi greko-qipriot, Nikos Anastasiadis u takuan në një darkë pune në mirëpritjen e Espen Barth Eide, Përfaqësuesin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun.

Pas takimit që zgjati 2 orë, Espen Barth Eide në deklaratën për shtyp tha se liderët e Ishullit kishin treguar vendosmëri.

“Liderët do të takohen përsëri në datën 15 maj” – tha Eide dhe shtoi se ky “...është një rast i rëndësishëm për të shfrytëzuar”.

Kurse presidenti Mustafa Akinci tha se kanë ndërmarrë një fillim të mirë.

Ai tha se negociatat që filluan në vitit 1968, tashmë duhen përfunduar.
Në takimin e ditës së premte do të shtrohen në tryezë çështje të tilla se si do të marrë formë procesi i negociatave këtej e tutje, dhe në çfarë periudhash do të zhvillohen bisedimet.

Përshtypja e të liderëve të ishullit ishte “e një klime pozitive”

Kjo temë zuri një vend të gjerë më media e Qipros së Veriut.

Gazeta vunë theksin në “një fillim të mbarë, një shpresë të re”.
Ndërsa titulli i gazetës “Kıbrıs Post” ishte në turqisht dhe greqisht “Punë të mbarë”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme