Këshilli i Evropës i shqetësuar për protestat e PEGIDA

Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Nil Muiznieks, deklaroi se është i shqetësuar nga protestat e lëvizjes kundër islamit dhe emigrantëve PEGIDA në Gjermani.

Këshilli i Evropës i shqetësuar për protestat e PEGIDA

Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Nil Mujnijeks (Nil Muiznieks), deklaroi se është i shqetësuar nga protestat e lëvizjes kundër islamit dhe emigrantëve PEGIDA në Gjermani.

Mujnijeks publikoi raportin lidhur me vizitën 6-ditore që kishte bërë në Gjermani.

Në raport shprehet shqetësimi nga të dhënat lidhur me rritjen e intolerancës në këtë vend (Gjermani). “Ka shqetësime për protestat që bëhen me arsyetimin se “Gjermania është islamizuar” dhe për sulmet që kanë në shënjestër emigrantët”, thuhet në raport.

“Sistemi gjyqësor duhet tu japë një kundërpërgjigje më efektive kërcënimeve të reja që kanë të bëjnë me krimet raciste të kryera nga grupet pro-ekstremiste, thekson raporti dhe vlerëson me nota pozitive ndryshimet e fundit që janë bërë në këtë kuadër në kodin penal të vendit”.

Raporti kërkon përgatitjen e rregullimeve të detyrueshme ligjore për njësitë e policisë dhe gjyqësorit për një luftë më konkrete dhe efektive me krimet raciste.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme