Seuli: Pheniani t'i japë fund programit balistik të nëndetëseve

Koreja e Jugut i kërkoi sot Phenianit që t’i japë fund programit të tij të frikshëm të zhvillimit të predhave balistike të lëshuara nga nëndetëset, duke premtuar një përgjigje të pamëshirshme të çdo lloj provokimi tjetër nga Koreja e Veriut.

269831
Seuli: Pheniani t'i japë fund programit balistik të nëndetëseve

Media zyrtare koreanoveriore njoftoi të shtunën lëshimin e një rakete balistike strategjike det-tokë nga Koreja e Veriut, për të cilën u tha se ishte e nivelit botëror.

"Ky operacion u mbikëqyr personalisht nga lideri koreanoverior Kim Jong-Un", sipas agjencisë "KCNA".

Rrezja e saktë e kësaj prove pritet ende të konfirmohet nga burime të pavarura. Disa ekspertë kanë vlerësuar se bëhet fjalë për një test të sekuencës së nxjerrjes së predhës nga nëndetëset, më shumë sesa të një lëshimi të vërtetë të saj, pasi aparatura përshkoi vetëm disa qindra metra.

Por Ministria koreanojugore e Mbrojtjes vlerësoi se ky lëshim "ishte shumë i rrezikshëm dhe i frikshëm".

"Ne i kërkojmë Veriut të ndërpresë menjëherë zhvillimin e MSBS-së, që rrezikon sigurinë e Gadishullit Korean dhe të verilindjes së Azisë", deklaroi zëdhënësi Kim Min-Seok.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme